Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në sheshin “Skënderbej”, hidhen molotovë dhe gaz lotsjellës

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në sheshin

Sheshi “Skënderbej” është kthyer në skenë përplasjesh mes protestuesve dhe forcave të policisë, ku nuk kanë munguar hedhja e gurëve, molotovëve dhe fishekzjarrëve.

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në sheshin

Protestues të maskuar kanë hedhur vazhdimisht mjete piroteknike në drejtim të forcave të rendit, duke shkaktuar edhe disa vatra të vogla zjarri në shesh.

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në sheshin

Nga ana tjetër, efektivët e policisë janë pozicionuar në disa pika strategjike të sheshit “Skënderbej”, ndërsa një numër i konsiderueshëm forcash ndodhet edhe pranë selisë së Partisë Socialiste. Një prej efektivëve të policisë u përfshi nga flakët gjatë përplasjes!

Përplasje mes protestuesve dhe policisë në sheshin

Situata është tensionuar më tej nga përdorimi i gazit lotsjellës nga policia, i cili është përzier me tymin e krijuar nga molotovët dhe fishekzjarrët.