Na ndiqni edhe në

Bota

Gjykata Supreme i bllokon Trump-it planin për kufizimin e votimit me postë

Gjykata Supreme e SHBA-së ka bllokuar planin e presidentit Donald Trump për të vendosur kufizime të reja ndaj votimit me postë përpara zgjedhjeve të ndërmjetme të nëntorit.

Gjykata la në fuqi vendimin e një gjykatësi federal që ndalon përkohësisht Shërbimin Postar Amerikan (USPS) të zbatojë rregullat e reja. Trump kishte urdhëruar që fletët e votimit me postë t’u dërgoheshin vetëm personave që figurojnë në listat e qytetarëve, duke argumentuar se masa do të ndihmonte në luftën kundër mashtrimit zgjedhor.

Por 24 shtete të drejtuara nga demokratët dhe Uashington DC kundërshtuan masën, duke argumentuar se ndryshimet kaq pranë zgjedhjeve mund të shkaktonin vonesa, konfuzion dhe t’u pamundësonin disa qytetarëve të votonin. Edhe zyrtarë zgjedhorë nga shtete republikane paralajmëruan për probleme nëse rregullat ndryshonin në këtë fazë.

Vendimi përbën një goditje për Shtëpinë e Bardhë, por beteja ligjore nuk ka përfunduar. Gjykatësi konservator Brett Kavanaugh, megjithëse mbështeti bllokimin për zgjedhjet e vitit 2026, la të hapur mundësinë që rregullat e propozuara nga Trump të konsiderohen të ligjshme në një fazë të mëvonshme të procesit gjyqësor./dritare.net