Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama u kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë drejtorëve të institucioneve

Rama u kërkon ministrave dorëheqjet e të gjithë

Kryeministri Edi Rama raportohet se u ka kërkuar ministrave të qeverisë të nisin procesin e largimit të drejtuesve të institucioneve në varësi të tyre, në një kohë kur qeveria po përballet me protesta në Tiranë.

Sipas burimeve në media Rama i ka kontaktuar ministrat nga Budva, ku po merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, duke u kërkuar të mbledhin drejtuesit e institucioneve që kanë në varësi dhe t’u kërkojnë dorëheqjen e parevokueshme.

Pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë detaje lidhur me këtë proces dhe mënyrën se si do të zbatohet në institucionet në varësi të ministrive.