Na ndiqni edhe në

Bota

Foto/ Veshjet më të bukura në Emmy Awards 2026

Los Angeles u kthye në kryeqytetin e elegancës, teksa yjet më të mëdha të televizionit parakaluan në tapetin e kuq të Emmy Awards 2026. Përpara se të ndaheshin çmimet më të rëndësishme të televizionit, vëmendjen e morën veshjet, stili dhe paraqitjet e disa prej emrave më të njohur të ekranit.

Ceremonia u zhvillua më 14 shtator në Peacock Theater në Los Angeles, ku aktorë dhe personazhe të njohur të industrisë televizive u shfaqën me krijime elegante dhe kombinime që tërhoqën menjëherë vëmendjen e fotografëve.

Mes emrave që spikati në tapetin e kuq ishte Zendaya, e cila u kthye në një nga protagonistet e mbrëmjes edhe për stilin e saj. Paraqitjet e yjeve sollën nga eleganca klasike e Hollywood-it deri te zgjedhjet më moderne dhe të guximshme, duke e kthyer tapetin e kuq në një spektakël më vete.

Mbrëmja e Emmy Awards këtë vit u drejtua nga ylli i “Law & Order: Special Victims Unit”, Mariska Hargitay, e cila debutoi në rolin e prezantueses së ceremonisë.

Por përtej modës dhe spektaklit të tapetit të kuq, mbrëmja ishte ajo e çmimeve më të rëndësishme të televizionit amerikan. Rhea Seehorn fitoi çmimin për aktoren më të mirë protagoniste në një serial dramatik për rolin e saj në “Pluribus”.

Emmy Awards mbetet një nga netët më të mëdha të industrisë televizive, por tapeti i kuq dëshmoi edhe këtë vit se, përpara se të hapen zarfet e fituesve, beteja e parë zhvillohet për titullin e yllit më elegant të mbrëmjes.