Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Trupi gjykues: Selimi inkurajoi dhe mori pjesë në kryerjen e krimeve

Hagë – Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara ka konstatuar se Rexhep Selimi inkurajoi dhe mori pjesë në kryerjen e krimeve në mënyra të ndryshme.

Sipas gjykatësit Charles Smith, Selimi mori pjesë edhe në arrestimin e 13 personave në Qirez.

Gjykata konstatoi gjithashtu se Selimi dha kontribut në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal. Sipas Smithit, si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Selimi luajti rol thelbësor në krijimin e zonave operative dhe i inspektonte ato rregullisht.

Ai, sipas trupit gjykues, merrte raporte të shpeshta për persona të dyshuar ose të konsideruar kundërshtarë.

Trupi gjykues konstatoi se Selimi ishte në dijeni se njësi të UÇK-së po shënjestronin persona të caktuar.