Trupi gjykues: Krasniqi kishte dijeni për krimet, por nuk ndërmori hapa
Wednesday 16 September 2026, 11:11
Dritare.net

Hagë – Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara konstatoi se Jakup Krasniqi kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh, përfshirë ndalime të paligjshme, keqtrajtime dhe vrasje.
Sipas gjykatësit Charles Smith, pavarësisht kësaj dijenieje, Krasniqi nuk ndërmori hapa për parandalimin ose ndëshkimin e këtyre krimeve.
Trupi gjykues konstatoi gjithashtu se Krasniqi u angazhua në përpjekje për të mohuar kryerjen e krimeve, përfshirë gjatë takimeve me përfaqësues ndërkombëtarë.