Na ndiqni edhe në

Kosova dhe Rajoni

Pak orë para vendimit të Hagës, djali i Jakup Krasniqit: Asnjë vendim nuk e ndryshon të vërtetën për UÇK-në

Vetëm pak orë para shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka përcjellë një mesazh publik. Përmes një postimi në Facebook, ai thekson se asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë të vërtetën historike të luftës së UÇK-së.

“Falë saj, shqiptarët e Kosovës kanë sot shtetin e tyre dhe jetojnë me dinjitet e liri. Asnjë gjykim dhe asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë këtë të vërtetë historike. UÇK është vetë historia jonë, krenaria jonë dhe simboli i luftës sonë për liri.”, shkruan ai./K.C/dritare.net