Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Burri vret me thikë bashkëshorten në sy të nipit 14-vjeçar!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë paradite në Tiranë, ku një 58-vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me thikë nga bashkëshorti i saj.

Ngjarja ka ndodhur në një banesë në rrugën “Panorama”, në zonën pas shkollës “Harry Fultz”. Sipas të dhënave paraprake, çifti ka pasur një konflikt në banesë, gjatë të cilit bashkëshorti dyshohet se ka goditur me mjet prerës gruan.

E plagosura, Lumturie Patushi, 58 vjeçe, është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

I dyshuari për ngjarjen, Hysni Patushi, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës. Sipas informacioneve paraprake, në banesë në momentin e ngjarjes ndodhej edhe nipi 14-vjeçar.

Policia ka shoqëruar për verifikim edhe dhëndrin e të dyshuarit, ndërsa vijojnë kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar./L.F-dritare.net