Vrau me thikë bashkëshorten dhe u arratis, kapet në Kamëz 69-vjeçari Hysni Patushi
Dritare.net

Një grua është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një kompleks banimi pas shkollës “Harry Fultz”, ndërsa në banesë kanë qenë edhe dy nipërit e saj të mitur, njëri 14 vjeç.
Gruaja, 58 vjeçe, është transportuar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve. Bashkëshorti Hysni Patushi, 69 vjeç, është larguar nga vendngjarja pas krimit, por është kapur më pas nga policia në Kamëz. Ai dyshohet se në momentin e krimit ka qenë i dehur.
Sipas të dhënave paraprake, dy bashkëshortët kanë pasur probleme edhe më herët. Në momentin e ngjarjes, përveç dy nipërve, në banesë ka qenë dhëndri i çiftit, i cili jetonte në shtëpinë e vjehrrve. Ai është shoqëruar në polici dhe po merret në pyetje./L.F-dritare.net