Vodafone sjell për herë të parë në Shqipëri WiFi7, teknologjinë më të avancuar për internetin në shtëpi
Dritare.net

Vodafone Albania është operatori i parë që sjell Wi-Fi 7 për klientët në Shqipëri, duke vendosur gjeneratën më të fundit të teknologjisë Wi-Fi në zemër të Vodafone Fiber. Ndonëse në emërtim mund të tingëllojë si term teknik, në fakt përvoja e përdoruesit është shumë e thjeshtë: Internet më i shpejtë, më i qëndrueshëm dhe më i besueshëm, i përshtatur me mënyrën se si jetojmë dhe punojmë sot.
Dikur, interneti në shtëpi kishte një detyrë të vetme: të lidhte kompjuterin e familjes. Sot, ai duhet të mbajë online një shtëpi të tërë. Dikush është në një videokonferencë, një tjetër po sheh një film në rezolucion 4K, një adoleshent po luan online, ndërsa një pjesëtar tjetër i familjes po ngarkon një detyrë që, sigurisht, iu kujtua në minutën e fundit.
Wi-Fi 7 është krijuar pikërisht për këtë realitet. Pajisja e re Wi-Fi 7 e Vodafone ofron një eksperiencë Wi-Fi 20% më të shpejtë dhe deri në dyfishin e shpejtësisë përmes lidhjes me kabllo. Ajo mundëson gjithashtu lidhjen e më shumë pajisjeve njëkohësisht, pa rënien e cilësisë së shërbimit që mund të shoqërojë gjeneratën e mëparshme Wi-Fi 6.
Për gamers, adhuruesit e streaming-ut apo këdo që ka parë një koleg të “ngrijë” në ekran pikërisht në mes të një fjalie të rëndësishme, Wi-Fi 7 sjell deri në tre herë më pak vonesë në transmetimin e të dhënave. Teknologjia e avancuar Multi-Link Operation (MLO) krijon gjithashtu një lidhje më të qëndrueshme dhe të besueshme, duke u mundësuar pajisjeve të përdorin në mënyrë më efikase lidhjet Wi-Fi në dispozicion.
Me fjalë të thjeshta: më pak vonesa, streaming më i qetë dhe më pak thirrje nëpër shtëpi: “Kush po shkarkon diçka?!”
Por, rëndësia e Wi-Fi 7 shkon përtej argëtimit. Fëmijët mund të ndjekin mësimin online pa humbur mësuesin në mes të shpjegimit. Profesionistët mund të punojnë në distancë pa u ndier të shkëputur nga puna. Një biznes i vogël mund të përdorë shërbimet cloud, të zhvillojë takime me partnerë ndërkombëtarë dhe t'u shërbejë klientëve jashtë vendit, drejtpërdrejt nga zyra e tij në Tiranë.
Fibra optike është pjesë e infrastrukturës së një ekonomie moderne. Zhvillimi nuk është vetëm infrastruktura e madhe që shohim përreth nesh, rrugët, aeroportet apo ndërtesat e reja. Ai nis edhe në një zyrë shtëpie, gjatë një videotelefonate që nuk ndërpritet, apo në momentin kur një ide lokale arrin te një klient ndërkombëtar.
Dhe kur ndodh e papritura, Vodafone Fiber ka një tjetër përgjigje: Always Connected.
Nëse punimet në zonë apo një incident tjetër dëmtojnë linjën e fibrës, shërbimi kalon automatikisht në rrjetin celular të Vodafone. Kështu, shtëpitë dhe bizneset vazhdojnë të qëndrojnë online, pa qenë nevoja që përdoruesit të kthehen vetë në “asistencë teknike”.
Sepse Wi-Fi më i mirë është ai për të cilin pothuajse nuk duhet të mendosh fare. Takimet ndryshojnë, afatet afrohen dhe ndonjëherë dita vendos të dalë krejtësisht jashtë planit. Vodafone Fiber, fuqizuar nga Wi-Fi 7, ecën me ritmin tënd, ndërsa Always Connected kujdeset që lidhja të mos të lërë në baltë.
Zbuloni #tëparëtWiFi7 nga Vodafone Albania, internet që nuk të lë në baltë.
Eksploro Vodafone Fiber | Shiko spotin e ri të Vodafone/dritare.net