Foto/ Media greke: Rama me Gregun vizitojnë Malin e Shenjtë në Greqi!
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama vizitoi të mërkurën Malin Athos dhe Manastirin e Madh të Vatopedit. Ai mbërriti herët në portin e Dafnit dhe zhvilloi takim me guvernatorin civil të Malit Athos, Alkiviadis Stefanis. Më pas shkoi në Vatopedi, ku u prit nga igumeni Efrem dhe vëllazëria e manastirit.

Sipas raportimeve, Rama shoqërohej nga djali i tij, Greg Rama, ndërsa me të ishte edhe kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo. Rama u shpreh i impresionuar nga arkitektura dhe pikturat e manastirit dhe foli edhe për njohjen e traditës së Filokalisë së Athosit, shkruan media greke Orthodoxia News Agency.

Rama e kaloi natën në Manastirin e Vatopedit dhe u largua mëngjesin e 17 shtatorit. Mediat greke e përshkruajnë vizitën si private dhe larg vëmendjes mediatike./dritare.net