Vapa nuk largohet në shtator/ Termometri shënon 32°C, ku priten reshje
Dritare.net

Shqipëria do të vijojë të ketë temperatura të larta edhe këtë të diel, ndërsa në pjesën më të madhe të vendit do të ketë intervale të gjata me diell.
Temperaturat maksimale pritet të arrijnë rreth 31-32 gradë celsius në zonat e ulëta. Në Tiranë, temperaturat do të ngjiten rreth 31 gradë, ndërsa në Shkodër deri në 32 gradë Celsius.
Gjatë pasdites, megjithatë, parashikohet zhvillim i vranësirave dhe mundësi për reshje të izoluara shiu apo stuhi në zona të caktuara. Në kryeqytet, disa parashikime sinjalizojnë mundësi për reshje të dobëta ose shtrëngata të izoluara.
Në juglindje temperaturat do të jenë më të ulëta, rreth 23-26 gradë celsius, ndërsa gjatë natës temperaturat zbresin ndjeshëm krahasuar me zonat perëndimore të vendit.
Në përgjithësi, e diela do të sjellë mot të ngrohtë për këtë periudhë të vitit, me diell në pjesën më të madhe të ditës, por me mundësi për reshje të izoluara gjatë pasdites./dritare.net