Helena Kadare feston ditëlindjen, urimi i së bijës: Mami im i bukur!
Dritare.net

Shkrimtarja e njohur Helena Kadare feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë, e bija, Besiana Kadare, e ka uruar publikisht me disa fjalë të thjeshta dhe plot dashuri.
“Sot ka ditëlindjen jubile mami im i bukur. Jetë të gjatë e të shëndetshme dhe gjithmonë e rrethuar me dashuri!”, shkruan Besiana.
Urimin ajo e ka shoqëruar me një fotografi të rrallë nga rinia, ku Helena Kadare shfaqet përkrah bashkëshortit të saj, shkrimtarit të madh Ismail Kadare.
Një portret i bukur i çiftit Kadare dhe një urim i ndjerë i së bijës për nënën, shkrimtaren dhe gruan që është prej dekadash pjesë e rëndësishme e jetës letrare shqiptare. Me urimin e Besianës bashkohemi edhe ne të DritareTV, duke e uruar përzemërsisht shkrimtaren tonë të preferuar!/dritare.net