Na ndiqni edhe në

Shëndet

A është kombucha e mirë për shëndetin? Çfarë zbuloi studimi i ri

Kombucha është kthyer vitet e fundit në një nga pijet më të reklamuara për shëndetin, veçanërisht për përmirësimin e mikrobiomës së zorrëve dhe forcimin e organizmit. Por a i ka vërtet të gjitha përfitimet që i atribuohen? Një studim i ri ka gjetur disa efekte pozitive në organizëm, por shkencëtarët paralajmërojnë se provat te njerëzit mbeten ende të kufizuara.

Studiuesit e Universitetit Aberystwyth zhvilluan një provë të kontrolluar tetëjavore me 40 persona të shëndetshëm. Një grup konsumoi çdo ditë një sasi të kontrolluar kombucha, ndërsa grupi tjetër mori një pije placebo me ujë të aromatizuar.

Studimi ishte “double-blind”, që do të thotë se as pjesëmarrësit dhe as studiuesit nuk e dinin se kush po konsumonte kombucha-n e vërtetë. Para dhe pas eksperimentit u analizuan mostra gjaku dhe urine për të parë ndryshimet që mund të shkaktonin përbërësit e pijes.

Rezultatet treguan disa sinjale pozitive. Studiuesit identifikuan ndryshime në nivelet e disa përbërjeve kimike që lidhen me një gjendje më të mirë shëndetësore.

Megjithatë, një nga pyetjet kryesore të studimit ishte nëse konsumimi i kombucha-s mund të ndihmonte edhe në menaxhimin e stresit. Në këtë pikë, rezultatet nuk treguan ndonjë efekt të dallueshëm në reagimin e pjesëmarrësve ndaj stresit.

Kombucha prodhohet nga fermentimi i çajit me një kulturë simbiotike bakteresh dhe majash, të njohur si “scoby”. Ajo mund të përmbajë acide organike, disa vitamina B, vitaminë C dhe minerale si mangani dhe zinku. Megjithatë, përbërja e saj nuk është gjithmonë e njëjtë, pasi ndikohet nga koha dhe temperatura e fermentimit, si edhe nga mikroorganizmat e përdorur.

Ekspertët theksojnë se pikërisht këtu duhet treguar kujdes me pretendimet për përfitimet e kombucha-s. Pjesa më e madhe e studimeve të mëparshme është zhvilluar në laborator dhe, para vitit 2025, sipas ekspertes së shëndetit të zorrëve Emma Short, kishte më pak se 10 studime të/dritare.net