Komunitetet do të përfshihen në mbrojtjen e zonave turistike. Rama zbulon projektin e ri të qeverisë
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një nismë të re që synon të përfshijë drejtpërdrejt komunitetet dhe operatorët lokalë në mbrojtjen e zonave turistike. Duke marrë si shembull Lumin e Shalës, Rama tha se qeveria synon të nisë projekte pilot, ku banorët dhe bizneset e turizmit do të organizohen për të mbrojtur natyrën, territorin dhe burimet nga të cilat varet vetë aktiviteti i tyre.
“Qeveria synon të zhvillojë projekte pilot me komunitetet që merren me turizëm, të cilat do të organizohen në shoqata dhe do të marrin përsipër angazhime konkrete për ruajtjen e mjedisit. Këto struktura mund të kontribuojnë në sinjalizimin e problematikave në terren, pastrimin e mbetjeve, parandalimin e ndërtimeve pa leje, evidentimin e prerjeve të paligjshme dhe marrjen e masave për reduktimin e rrezikut nga zjarret. Duhet mbrojtur në të gjitha aspektet, nga ruajtja e natyrës dhe higjiena, deri te mënyra e ndërtimeve dhe mirëmbajtja e pyjeve”, u shpreh Rama./K.C/dritare.net