U fsheh në bagazhin e makinës, arrestohet në Levan vrasësi i të riut francez
Tuesday 18 August 2026, 10:10
Dritare.net

Ka marrë fund arratia e Sokrat Vatës, 29-vjeçarit të dyshuar për vrasjen me thikë të 20-vjeçarit francez në Ksamil.
Vata u lokalizua nga shërbimet e Policisë në Levan të Fierit, disa orë pas ngjarjes së rëndë, teksa ishte fshehur brenda bagazhit të një automjeti. Më pas ai u vu në pranga.
20-vjeçari francez u gjet pa shenja jete në orët e para të mëngjesit në zonën e një lokali në Ksamil, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes./K.C/dritare.net\
