Nga hudhra turshi, tek proteina, si po ndryshon bota e akulloreve
Dritare.net

Akullorja po hyn në një epokë të re, ku përveç shijeve tradicionale po eksperimentohen edhe kombinime të pazakonta si hudhra turshi, tofu i fermentuar, proshutë, tahini, etj.
Në qendrat e kërkimit dhe zhvillimit të kompanive të mëdha po krijohen gjithashtu akullore me përmbajtje të lartë proteinash, të nxitura nga kërkesa për produkte më ngopëse dhe nga popullariteti i medikamenteve për dobësim.
Azia, veçanërisht Japonia, Koreja e Jugut dhe Kina, po konsiderohet një nga qendrat kryesore të inovacionit, me konsumatorët që kërkojnë shije dhe forma gjithnjë e më të pazakonta.
Edhe teknologjia po ndryshon industrinë. Kompanitë po përdorin inteligjencën artificiale për të monitoruar frigoriferët, për të kuptuar se cilat produkte shiten më shumë dhe kur nevojitet rimbushja.
Ndërkohë, një tjetër risi është akullorja që shkëlqen nën dritën ultraviolet, e krijuar për klubet dhe festivalet.
Pra, nga proteinat te hudhra turshi, akullorja po largohet gjithnjë e më shumë nga shijet tradicionale./K.C/dritare.net