E rëndë në Ksamil! 20-vjeçari francez gjendet i vrarë në shezlong. Çfarë ndodhi!
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm zonën bregdetare të Ksamilit, ku një 20-vjeçar francez është gjetur pa shenja jete në shezlongun e një lokalo”
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, i riu, i identifikuar si Migel Mendes dyshohet se është goditur me një mjet prerës, thikë, pas një konflikti me një 29-vjeçar nga Hasi.
I dyshuari për ngjarjen është shtetasi Sokrat Vata 29 vjeç, banues në Has. Sipas hetimeve paraprake, konflikti mes dy personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe për motive që ende nuk janë bërë të qarta. Pas përplasjes, 20-vjeçari dyshohet se është goditur me thikë, duke mbetur i pajetë në vendngjarje.
Pas krimit, 29-vjeçari është larguar menjëherë nga zona. Policia ka nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se i dyshuari nuk është një person i panjohur për autoritetet. Ai rezulton të ketë pasur probleme me drejtësinë në Britaninë e Madhe, ku në vitin 2024 është arrestuar dhe dënuar për trafik droge me një dënim prej pesë vitesh burg. Rrethanat se si dhe kur është liruar nga autoritetet britanike pritet të verifikohen gjatë hetimit.
Policia njoftoi se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rrethanave, përcaktimin e dinamikës së konfliktit dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes./K.C/dritare.net