Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Edi Rama në France24: Në Tiranë protestojnë kundër zhvillimit, në Vlorë e mbështesin ata që përfitojnë prej tij

Kryeministri Edi Rama ka folur për zhvillimin e vendit dhe debatet rreth projekteve të reja gjatë një interviste për televizionin francez France24.

Rama u shpreh se kundërshtimet ndaj disa projekteve zhvillimore janë më të dukshme në Tiranë, ndërsa në zonat ku këto projekte zbatohen, si në Vlorë, ka më shumë mbështetje nga komunitetet lokale që, sipas tij, përfitojnë drejtpërdrejt prej tyre.

“Zhvillimi i vendit mbetet prioritet i mandatit të dhënë nga qytetarët shqiptarë”, theksoi kryeministri, duke shtuar se debati publik për këto çështje ndikohet edhe nga ndërhyrje të ndryshme nga jashtë.

Sipas Ramës, projektet zhvillimore kanë marrë mbështetje më të madhe nga komunitetet ku ato realizohen, pasi lidhen drejtpërdrejt me interesin ekonomik dhe mundësitë e krijuara për banorët lokalë.