Na ndiqni edhe në

Bota

Evropa nën pushtetin e vapës, 40 të mbytur në Francë!

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po sjell pasoja tragjike. Në Francë, autoritetet kanë bërë të ditur se që prej së enjtes së kaluar, 40 persona kanë humbur jetën nga mbytjet, teksa temperaturat rekord kanë shtyrë shumë qytetarë të kërkojnë freski në lumenj, liqene dhe rezervuarë.

Ministrja franceze e Sportit, Marina Ferrari, u bëri thirrje qytetarëve të shmangin notin në zona të pambikëqyrura, duke paralajmëruar për rrezikun e lartë gjatë ditëve me vapë ekstreme.

Ndërkohë, Franca, Spanja dhe Italia vijojnë të përballen me temperatura rekord. Në disa zona të Spanjës pritet që termometri të ngjitet mbi 44 gradë celsius, ndërsa në Itali është shpallur alarmi i kuq për të nxehtin në 15 qytete, përfshirë Romën, Milanon dhe Firencen./dritare.net