Andy Burnham bën betimin si deputet, pritet me ovacione në Parlamentin Britanik
Dritare.net

Andy Burnham është pritur me duartrokitje dhe brohoritje të forta nga radhët e deputetëve të Partisë Laburiste teksa hyri në sallën e mbushur të Parlamentit britanik për të bërë betimin si deputet i ri.
Ai bëri betimin pas deputetes së re të Partisë Kombëtare Skoceze, Lara Bird, dhe deputetit të ri të Partisë Konservatore, Douglas Lumsden.

Gjatë kalimit nëpër sallë, Burnham e përuli kokën disa herë në shenjë respekti, ndërsa buzëqeshi teksa përshëndetej nga kolegët e tij laburistë, të cilët e pritën me entuziazëm.
Pas ceremonisë së betimit, Burnham pati një bisedë miqësore me kryetarin e Parlamentit britanik, Lindsay Hoyle, duke zyrtarizuar kështu marrjen e mandatit si deputet që përfaqëson zonën zgjedhore të Makerfield./dritare.net

