Na ndiqni edhe në

Bota

JD Vance: Irani do të lejojë rikthimin e inspektorëve bërthamorë në vend

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance ka deklaruar se Iran ka rënë dakord të lejojë rikthimin e inspektorëve bërthamorë në territorin e saj, një kërkesë kyçe e komunitetit ndërkombëtar.

Sipas Vance, bisedimet me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike pritet të nisin sot, ndërsa ai tha se është bërë “përparim i madh” pas raundit të parë të negociatave mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Ai shtoi se palët kanë diskutuar gjithashtu rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe masa për “deeskalimin” e konfliktit dhe arritjen e një armëpushimi rajonal.

Në një deklaratë të përbashkët, ndërmjetësit e Katarit dhe Pakistanit thanë se palët kanë rënë dakord për një “udhërrëfyes” drejt një marrëveshjeje përfundimtare brenda 60 ditësh.

Vance e cilësoi çështjen bërthamore si “më të rëndësishmen” për Shtetet e Bashkuara, duke e quajtur një hap të parë drejt ndalimit të përhershëm të programit të armëve bërthamore në Iran. Ai theksoi gjithashtu se procesi i rikthimit të inspektorëve mund të nisë “këtë javë”.

Irani, nga ana e tij, ka këmbëngulur prej kohësh se programi i tij bërthamor ka qëllime civile, ndërsa komuniteti ndërkombëtar dhe IAEA kanë shprehur shqetësime të vazhdueshme për natyrën e tij.

Negociatat pritet të vijojnë në ditët në vijim me diskutime teknike mes palëve./K.C/dritare.net