Konfirmohet nga ADN-ja! Trupi që u gjet në Cërrunjë i përket Eglant Koçit
Dritare.net

Konfirmohet identiteti i trupit të gjetur në Cërrunjë, i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi
Testet e ADN-së kanë konfirmuar se trupi i pajetë i gjetur disa ditë më parë në zonën e Cërrunjës i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili ishte zhdukur që prej 4 qershorit.
Grupi hetimor kishte dyshime të forta se bëhej fjalë për Koçin, bazuar në shenjën e një operacioni, numrin 40 të këmbës dhe veshjet e zeza që kishte viktima, të njëjtat me të cilat ai ishte parë për herë të fundit. Megjithatë, ishte analiza e ADN-së që konfirmoi përfundimisht identitetin e tij.
Pas identifikimit, familjarët pritet të tërheqin trupin nga morgu i Tiranës.
Trupi i 34-vjeçarit u gjet në gjendje të avancuar dekompozimi, pas rreth dy javësh kërkime intensive nga Policia e Shtetit, me mbështetjen e forcave të sigurisë së Kosovës dhe përdorimin e dronëve.
Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet dyshojnë se Eglant Koçi është vrarë nga miku i tij, Armando Shakaj, i cili prej disa javësh është shpallur në kërkim./dritare.net