Pas ChatGPT në Kuvend, Berisha prezanton Departamentin AI në PD!
Dritare.net

Partia Demokratike do të prezantojë sot në orën 18:30 Departamentin AI.
“Një nga format e reja të inovacionit dhe ripërtëritjes së strukturave, organizimit dhe komunikimit”, shkruhet në ftesën zyrtare.
Në këtë prezantim do të jetë i pranishëm edhe kryetari i PD, Sali Berisha, i cili kohët e fundit duket i apasionuar pas risisë së Inteligjencës Artificiale.
Gjatë seancës së 7 majit në Kuvend, ai pati një përplasje me deputetin socialist Erion Braçe ku ndërsa ky i fundit i paraqiste argumente duke u bazuar në një artikull të Wall Street Journal lidhur me vendet që kanë taksë më të lartë për naftën, Berisha i tregonte përgjigjen e ChatGPT.
Në mbledhjen e Kolegjit të Kryetarëve në prill, ai u kërkoi të pranishmëve të shkarkonin aplikacionet e Inteligjencës Artificiale, si ChatGPT, Claude dhe Gemini.
