Na ndiqni edhe në

Shëndet

Vetëm 5 minuta ushtrime në ditë mund të të zgjasin jetën

Vetëm 5 minuta ushtrime në ditë mund të të zgjasin

Një studim i ri tregon se edhe rritje shumë të vogla të aktivitetit fizik në jetën e përditshme mund të kenë ndikim të madh në shëndet dhe jetëgjatësi.

Sipas kërkimeve të kryera mbi të dhënat e rreth 150 mijë të rriturve në Britani, SHBA dhe Skandinavi, vetëm 5 minuta aktivitet i moderuar në ditë, si ecje e shpejtë, çiklizëm apo ngjitja e shkallëve mund të ndihmojnë në parandalimin e rreth një në dhjetë vdekjeve të parakohshme.

Ekspertët theksojnë se kjo nuk do të thotë që 5 minuta janë të mjaftueshme për shëndet optimal, por se edhe lëvizjet e vogla krahasuar me mungesën e aktivitetit sjellin përfitime të dukshme për trupin dhe mendjen.

Studiuesit rekomandojnë gjithashtu uljen e kohës së qëndrimit ulur dhe shtimin e të ashtuquajturave “snack-e të ushtrimeve”, si aktivitetet e shkurtra gjatë ditës, për shembull ngjitja e shkallëve, kërcimi apo ecja më e shpejtë.

Sipas ekspertëve të shëndetit, qëndrueshmëria dhe rregullsia janë çelësi, ndërsa çdo lëvizje e vogël mund të kontribuojë në një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme./K.C/dritare.net