Mos ma përktheni të ardhmen! Mesazhi i fortë i fëmijës, në protestën në Shkup
E Hënë 18 Maj 2026, 17:05
Dritare.net

Mes mijëra protestuesve në Shkup, një pankartë e mbajtur nga një djalosh i vogël ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve gjatë protestës për gjuhën shqipe.
Në duart e tij ai mbante mesazhin domethënës: “Mos ma përktheni të ardhmen!”, një thirrje e shkurtër, por me shumë peshë simbolike për të drejtat gjuhësore dhe të ardhmen e brezave të rinj shqiptarë.
Ky mesazh u pa si një nga momentet më të forta të protestës së studentëve shqiptarë, të cilët kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe. Prania e fëmijëve dhe të rinjve në protestë ka theksuar edhe më shumë shqetësimin për barazinë gjuhësore në institucionet shtetërore./K.C/dritare.net
