Duam provimin në shqip! Mijëra studentë dhe qytetarë protestojnë në Shkup
Dritare.net

Ka nisur protesta e paralajmëruar në Shkup, ku mijëra studentë shqiptarë dhe qytetarë janë mbledhur në qendër të qytetit, duke kërkuar të drejtat e tyre kushtetuese dhe mundësinë që provimi i jurisprudencës të jepet edhe në gjuhën shqipe.
Protestuesit janë parë duke marshuar me flamuj kuqezi në duar dhe me pankarta të shumta, ku theksohen kërkesat për barazi gjuhësore në institucionet shtetërore. Sipas tyre, e drejta për të dhënë provime profesionale në gjuhën shqipe është një çështje themelore e barazisë dhe përfaqësimit.
Një nga kërkesat kryesore të protestuesve është edhe dorëheqja e ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov, të cilin e konsiderojnë përgjegjës për mosadresimin e kërkesave të tyre. Protesta po zhvillohet në mënyrë të organizuar në disa rrugë kryesore të qytetit, ndërsa pritet që tubimi të vijojë edhe në orët në vazhdim./K.C/dritare.net