Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Veliaj kundërshtoi arrestin! Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, prej 1 ore në seancë!

Veliaj kundërshtoi arrestin! Pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese,

Ditën e sotme, Gjykata Kushtetuese shqyrton kërkesën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për të shpallur antikushtetuese masën e parë të “arrestit në burg”, të vendosur nga GJKKO në shkurt të vitit 2025, masë e cila u konfirmua më vonë nga Apeli i GJKKO-së dhe nga Gjykata e Lartë. Seanca ka nisur prej orës 10:00 dhe mbahet me dyer të mbyllura mbi bazë dokumentesh dhe pa praninë e palëve.


Në dhjetëra faqe argumente të dërguara në Gjykatën Kushtetuese, kryebashkiaku Veliaj shprehet se i është cenuar liria individuale, por duke qenë se është Kryetar i Bashkisë, cenimi i lirisë është i dyfishtë, pasi ai nuk mund të ushtrojë detyrën. Veliaj ka argumentuar se masa e vendosur ndaj tij nuk është proporcionale, për shkak se ai jo vetëm që është qytetar, por edhe i zgjedhur sipas Kushtetutës.


Në ankimin e tij, Veliaj thotë se nuk janë analizuar kriteret për vendosjen e masës së sigurimit, pasi, sipas tij, Kodi i Procedurës Penale parashikon që të gjithë, pasi kalon një periudhë kohore, duhet të gjykohen në liri kundrejt një garancie pasurore.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaron se standardet e një gjykimi të drejtë ndaj tij janë shkelur nga të gjitha shkallët e gjykimit. Gjykata, sipas Veliajt, e ka paragjykuar atë për rrethin shoqëror, statusin dhe pozicionin, por jo duke pasur prova për shkeljet e pretenduara.