Na ndiqni edhe në

Sport

Mbyllet saga e Muçit, Trabzonspor paguan miliona për shqiptarin

Mbyllet saga e Muçit, Trabzonspor paguan miliona për shqiptarin

E ardhmja e Ernest Muçi tashmë është zyrtare. Pas javësh spekulimesh dhe negociatash, Trabzonspor ka vendosur të blejë përfundimisht kartonin e sulmuesit të kombëtares shqiptare nga Beşiktaş.

Klubi i Beşiktaşit konfirmoi marrëveshjen përmes një komunikate zyrtare, ku bëri të ditur se Trabzonspori ka aktivizuar klauzolën e blerjes së parashikuar në marrëveshjen e huazimit të futbollistit shqiptar.

“Trabzonspor ushtroi të drejtën e blerjes së Ernest Muçit. Klubi do të paguajë shumën prej 8.5 milionë eurosh plus TVSH. Falënderojmë Ernest Muçin për kontributin e tij dhe i urojmë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhej në deklaratën e klubit turk.

Edhe Trabzonspor publikoi njoftimin zyrtar për finalizimin e operacionit, duke vulosur përfundimisht transferimin e lojtarit shqiptar.

Sipas mediave sportive turke, shuma totale e operacionit arrin në rreth 9.5 milionë euro, duke e kthyer Ernest Muçin në një nga investimet më të shtrenjta në historinë e Trabzonsporit.

Pas mbylljes së kësaj sage merkatoje, Muçi dhe skuadra e tij pritet të fokusohen te finalja e Kupës së Turqisë, ku Trabzonspori do të përballet me Konyaspor më 22 maj./K.C/dritare.net