Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

GJKKO shpall fajtore ish-kryetaren e komanduar të Tropojës

GJKKO shpall fajtore ish-kryetaren e komanduar të Tropojës

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtore ish-kryetaren e komanduar të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, për korrupsion pasiv. GJKKO e dënoi me 2 vite e 1 muaj burg, por vendosi pezullimin e dënimit duke e konvertuar në 2 vite shërbim prove. Po ashtu, Islamaj nuk do të mund të ushtrojë funksione publike për 5 vite.

Në të njëjtin proces u dënua edhe ndërtuesi Rrok Gega për korrupsion aktiv. Ai mori 6 muaj burg, dënim që u pezullua dhe u zëvendësua me 1 vit shërbim prove.

Sipas SPAK, ish-zyrtarja i kishte kërkuar ndërtuesit realizimin e një ure pranë banesës së motrës së saj, edhe pse punimet nuk ishin pjesë e projektit fillestar. Hetimet ngritën dyshime se Islamaj kishte ushtruar ndikim ndaj ndërtuesit dhe kishte përfshirë edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve në bashki për kryerjen e punimeve./K.C/dritare.net