Përplasje Uashington-Pekin për Kubën, Kina: Ndaloni presionin dhe sanksionet!
Dritare.net

Kina i ka bërë thirrje SHBA-së të ndalojë “kërcënimet” dhe “presionin” ndaj Kubës, pasi një gjykatë amerikane ngriti akuza për vrasje ndaj ish-presidentit kuban Raúl Castro.
94-vjeçari akuzohet për përfshirje në rrëzimin e dy avionëve në vitin 1996 pranë Kubës, incident ku humbën jetën katër persona, mes tyre tre shtetas amerikanë. Akuzat ndaj Castro-s dhe pesë personave të tjerë përfshijnë komplot për vrasje dhe mund të dënohen deri me burgim të përjetshëm ose vdekje.
Pekini reagoi ashpër ndaj vendimit të Uashingtonit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Guo Jiakun, deklaroi se SHBA duhet të ndalojë përdorimin e sanksioneve dhe sistemit gjyqësor si mjete presioni ndaj Kubës. Ai theksoi se Kina mbështet sovranitetin dhe integritetin e Kubës dhe kundërshton ndërhyrjet e jashtme.
Ndërkohë, administrata e Donald Trump ka shtuar presionin ndaj Havanës me sanksione të reja ekonomike dhe masa ndaj sektorëve energjetikë, financiarë dhe të sigurisë në Kubë./K.C/dritare.net