Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama nga Tokio: Shqipëria s’ka plan B përveç Bashkimit Evropian

Rama nga Tokio: Shqipëria s’ka plan B përveç Bashkimit

Duke e trajtuar integrimin e Ballkanit në Bashkimin Europian si një çështje me rëndësi strategjike për vetë Evropën, kryeministri Edi Rama e lidhi këtë proces me zhvillimet e fundit pas agresionit rus në Ukrainë. Në një fjalë të mbajtur në Universitetin e Kombeve të Bashkuara në Tokio, ai theksoi gjithashtu se Shqipëria po forcon partneritetet e saj përtej Evropës, edhe në Azi, një rajon ku, sipas tij, ka shumë për të mësuar dhe për të shkëmbyer.

“Rruga përpara mbetet kërkuese sfiduese, po kurrë nuk kemi qenë më të vendosur dhe kurrë madje as kemi imagjinuar e jo më të mendojmë një plan B vec BE, jemi të bindur se nuk ka plan B vec lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Anëtarësimi në BE është kjo, ka të bëjë me transformimin e shoqërisë nga brenda, forcimin e shtetit të së drejtës, luftën ndaj korrupsionit dhe krijit dhe një shtet në shërbim të qytetarëve. Përtej gjithckaje t’i japim vetes një vend në një hapsirë ku liria siguria janë vlera themelore të bashkë ekzistencës.

Reforma në drejtësi një prej reformave më të thella që ka bërë ndonjëherë Shqipëria. Të ndryshosh zakonet, dhe sisteme të ngërthyera është e vështirë, por reformat me peshë kurrë nuk janë të lehta. Gjithmonë përsëris se ajo cfarë e bën Shqipërinë të ketë një shans shumë real, është pikërisht ndryshimi mes të pasurit ose jo të BE si destinacion dhe si një bashkëudhëtar në këtë rrugëtim.

BE është burimi i dijes për shtetndërtimin që ka krijuar ndonjëherë njerëzimi. Agresioni rus kundër Ukrainës i kujtoi Europës dicka që për fat të keq shumë kishin nisur ta merrnin të mirëqenë. Për herë të parë në historinë e vet, Europa pati një brez që nuk pati asnjë luftë, paqja merrej si e mirëqene, ku demokracia shihej si e pakthyeshme

Në këtë kuadër integrimi i Ballkanit nuk është një kërkesë e jona, por nevojë strategjike edhe për vetë Europën. Shqipëria ka dëshmuar që jo vetëm është partnere e qëndrueshme dhe e besueshme por edhe do shumë BE, këmbëngulim ne do të martohemi.


Jemi të linjëzuar me linjën e BE, jemi aleat i NATO-s, sepse edhe pse BE është destinacioni ynë marrëdhënia trasnatlantike është spiranca ku mbështetet kjo marrëdheni. Partneriteti ynë shtrihet përtej Europës, kjo më sjell në Azi, gjithkush mund të mësojë nga Azia, Europa mund të mësojë nga Azia”, theksoi Rama./K.C/dritare.net