Fotot/ Çfarë nuk u pa nga vizita e Ramës, në Tokio
Dritare.net

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vizita zyrtare në Tokio, ku u prit nga homologja japoneze, Sanae Takaichi. Takimi mes dy delegacioneve u fokusua në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Japonisë, si edhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha strategjike.
Gjatë deklaratës për mediat, pala japoneze theksoi se siguria në Evropë, Atlantik dhe Indo-Paqësor është tashmë e ndërlidhur, duke shprehur vullnetin për të thelluar bashkëpunimin me Shqipërinë.

Nga ana tjetër, Rama vlerësoi raportet mes dy vendeve dhe ftoi kryeministren japoneze të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që do të zhvillohet në Tiranë në vitin 2027. Ai e krahasoi Takaichin me ish-kryeministren britanike Margaret Thatcher.
Në kuadër të vizitës, Rama mbajti edhe një leksion në Universitetin e Kombeve të Bashkuara, ku foli për transformimin e Shqipërisë nga izolimi komunist drejt integrimit europian dhe rolit të saj si aleate euroatlantike./K.C/dritare.net