
Frikë dhe panik pasditen e kësaj të shtune në Elbasan dhe të Durrës, ku një tërmet është ndier nga banorët edhe në zonat përreth.
Sipas të dhënave paraprake, lëkundja sizmike ka qenë me magnitudë rreth 4.0 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra është raportuar pranë zonës së Peqinit, me një thellësi prej rreth 5 kilometrash. Lëkundjet janë ndjerë më fort në Elbasan dhe në disa zona të Durrësit, duke shkaktuar shqetësim te qytetarët, të cilët kanë dalë për disa momente jashtë banesave dhe lokaleve.
Fatmirësisht, deri tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar. Sipas raportimeve të para nga terreni, tërmeti ka qenë i shkurtër, por mjaftueshëm i ndjeshëm për të krijuar panik tek banorët./K.C/dritare.net