Princi William: Familja jonë nuk do t’ia dilte dot pa Kate!
Dritare.net

Princi i Uellsit, William, ka vlerësuar bashkëshorten e tij, Catherine, duke thënë se familja mbretërore “nuk do të mund ta përballonte jetën pa të”, në një intervistë për Heart Radio gjatë vizitës së tij në Isles of Scilly.
Ai u shpreh “shumë krenar” për Princeshën e Uellsit, e cila së fundmi zhvilloi udhëtimin e saj të parë zyrtar ndërkombëtar pas diagnostikimit me kancer, duke thënë se ajo u kthye “plot energji” nga Italia, ku promovoi rëndësinë e edukimit në fëmijërinë e hershme.
William tha se Catherine po rikthehet gradualisht në angazhime publike, por theksoi se mbretërorët duhet të sigurohen që ajo të jetë gjithmonë e çlodhur dhe në gjendje të mirë shëndetësore, pas periudhës së vështirë që ka kaluar.

Gjatë vizitës së tij në Isles of Scilly, princi gjithashtu inauguroi një spital të ri dhe u ndal te projekte për banesa të qëndrueshme që synojnë lehtësimin e krizës së strehimit në zonë./K.C/dritare.net