Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Përplasje për shifrat në PD, Salianji: 4 mijë votues, jo 28 mijë

Përplasje për shifrat në PD, Salianji: 4 mijë votues, jo 28

Ervin Salianji ka hedhur dyshime mbi pjesëmarrjen në referendumin për konfirmimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, duke deklaruar se shifrat reale janë shumë më të ulëta se ato të publikuara nga përfaqësues të PD.

Sipas tij, deri në orën 18:00 në të gjithë vendin kanë marrë pjesë 3,885 anëtarë, ndërsa deputetja Albana Vokshi ka deklaruar publikisht se pjesëmarrja ka kaluar 28 mijë votues.

Në një postim të tij, Salianji e ka cilësuar procesin si të paracaktuar dhe ka pretenduar se pjesëmarrja ka qenë minimale në shumicën e degëve të partisë, duke publikuar edhe ndarjen sipas qarqeve.

Ai e ka cilësuar procesin si “farsë”, ndërsa ka kritikuar edhe zgjatjen e orarit të votimit, duke e krahasuar me procese zgjedhore kombëtare ku, sipas tij, nuk ndodhin ndryshime të tilla.

Postimi i plotë i Ervin Salianjit:

"Braktisje totale e farsës për të uzurpuar PDSh!

Demokratët përbuzën dhe poshtëruan provokimin për gjasme zgjedhje; pjesëmarrja ne degët qëndër qarku deri në përfundim në orën 18:00;

Votues që morën pjesë: 3,885

Tiranë 1,072

Durrës 321

Kukës 370

Korçë 165

Dibër 194

Lezhë 345

Elbasan 256

Berat 141

Vlorë 210

Gjirokastër 120

Fier 220

Shkodër 471

Tani teatri me shtyrje orari ishte i tepért, votojnë miliona shqiptarë dhe nuk shtyhet si mund të shtyhet tek degët e medha qe ne total kanë as 20.000 votues sipas uzurpatorit por nderkohë nuk kanë votuar as 4000 gjithsej!", shkruan Salianji./K.C/dritare.net