Berisha i përgjigjet Ramës: I respektojmë kombet mike
E Hënë 25 Maj 2026, 20:08
Dritare.net

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama lidhur me përdorimin e flamujve të Gjermanisë gjatë protestës së opozitës.
“Ne kemi respekt për flamujt e kombeve mike dhe partnere, por respektin më absolut, flamuri që ne vëmë krah flamurit kombëtar është ai i votës së lirë. Rama mësoje mirë, ti dhe kushdo tjetër, se flamuri ynë është ai i votës së lirë. 23 maji e provoi qartë se cila është forca e njerëzve të lirë, e njerëzve që e duan Shqipërinë”, u shpreh Berisha./K.C/dritare.net
