180 vite nga lindja e poetit të madh, Naim Frashëri
Dritare.net

Sot shënohen 180 vite nga lindja e një prej figurave më të rëndësishme të kulturës dhe letërsisë shqiptare, Naim Frashërit. Poeti i Rilindjes Kombëtare mbetet një simbol i dashurisë për gjuhën shqipe, arsimin dhe atdheun.
Me veprat e tij të pavdekshme, ai frymëzoi breza të tërë shqiptarësh dhe luajti një rol të jashtëzakonshëm në forcimin e identitetit kombëtar. Poezi si “Gjuha Jonë”, “Bagëti e Bujqësi” dhe shumë krijime të tjera vazhdojnë të mbeten thesare të letërsisë shqipe.
Figura e Naim Frashërit nuk kujtohet vetëm si poet, por edhe si një nga mendjet më të ndritura të kombit shqiptar, që ia kushtoi jetën kulturës, dijes dhe përparimit të vendit.
Edhe pas 180 vitesh, fjala dhe mesazhi i tij mbeten të gjalla në zemrën dhe gjuhën e çdo shqiptari./K.C/dritare.net