Na ndiqni edhe në

Bota

Lufta e Mbretit Charles me kancerin. Çfarë thonë mjekët dhe familja mbretërore

Lufta e Mbretit Charles me kancerin. Çfarë thonë mjekët

Sipas burimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe pranë mjekëve që ndjekin Mbretin Charles, forma e kancerit me të cilin ai u diagnostikua në vitin 2024 nuk është e shërueshme.

Kjo u raportua nga mediat si Daily Telegraph, Perez Hilton dhe Radar Online, që duket të konfirmojnë shqetësimet që Princ Harry kishte shprehur javë më parë në BBC, duke thënë: “Mendoj se nuk i ka mbetur shumë kohë për të jetuar”.

Megjithatë, Mbreti Charles vazhdon angazhimet e tij dhe pjesëmarrja në ceremoninë Trooping the Colour më 14 qershor mbetet e konfirmuar. Ndërkohë, William dhe Kate Middleton po përgatiten për situatën më të keqe dhe kanë intensifikuar prezencën e tyre publike.

Pallati Buckingham ka mohuar përhapjen e lajmeve të rënda, duke deklaruar se Mbreti “po e fiton betejën” me sëmundjen. Por sipas Irish Star, Mbreti është në një fazë të rëndë të sëmundjes dhe familja mbretërore përpiqet të mbajë një qëndrim pozitiv për publikun./K.C/dritare.net