Na ndiqni edhe në

Bota

Isha aty! Pasagjeri rrëfen çfarë ndodhi në fluturimin para rrëzimit fatal

Isha aty! Pasagjeri rrëfen çfarë ndodhi në fluturimin para

Një pasagjer ka pohuar se ka udhëtuar me të njëjtin avion të Air India-s vetëm pak orë përpara se ai të përplasej në Ahmedabad të Indisë, të enjten, duke publikuar një video ku tregon probleme serioze teknike gjatë fluturimit.

Fluturimi Air India 171, që ishte nisur drejt Londrës, u rrëzua pak pas ngritjes, rreth orës 13:39 me orën lokale, duke shkaktuar vdekjen e të gjithë pasagjerëve përveç njërit.

Në një postim në rrjetin social X (ish-Twitter), Akash Vasta ka deklaruar se kishte udhëtuar me të njëjtin avion Boeing 787 vetëm dy orë më herët. Në një video që ai ka postuar nga brenda avionit, dëgjohet duke thënë: “Asgjë nuk funksionon, asgjë, madje as dritat nuk punojnë”, teksa tregohen pajisjet e kondicionimit dhe sistemi i argëtimit që nuk funksiononin.

Ai ka ndarë gjithashtu një kartë imbarkimi që tregon se kishte qenë në fluturimin AL423 nga Delhi në Ahmedabad, i nisur në orën 09:50 të mëngjesit më 12 qershor 2025, vetëm disa orë para përplasjes fatale.

Byroja e Hetimit të Aksidenteve Ajrore të Indisë ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërkohë që shkaku i përplasjes mbetet ende i panjohur./K.C/dritare.net