Balla pas dëshmisë në GJKKO: Procesi të jetë i drejtë, shpresoj të thirrem edhe për 21 janarin
Dritare.net

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dëshmuar për rreth tre orë në GJKKO lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Në përfundim të seancës, ai theksoi rëndësinë e një procesi të drejtë dhe të paanshëm, duke kërkuar që përgjegjësia penale të vendoset mbi të gjithë personat e përfshirë në këtë aferë.
“Fakti që në bankën e të akuzuarve ka persona që këto 35 vite kanë qeverisur vendin dhe akuzohen për korrupsion dhe fshehje të pasurisë është lajmi mirë për të gjithë shqiptarët. Uroj që procesi të jetë i drejtë dhe përgjegjësia penale të shkojë tek të gjithë personat me përgjegjësi. Nuk jam nga ata persona që kam bërë kallëzim penal me emër tjetër dhe i kam qëndruar atij kallëzimi penal të bërë në nëntor 2020. Drejtësia vonon dhe nuk harron. Privatizimi i Partizanit, fusha sportive që sot mund të ishin të dobi të të rinjve, sot janë 17 kulla që kanë prodhuar pasuri. Uroj që në vijim të jem këtu edhe për një kallëzim tjetër, që është kallëzimi për 21 janarin. Prej 21 marsit 2011 kur kam depozituar kallëzimin e parë, edhe familjarët e viktimave të 21 janarit, ka një vendim të Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut për 21 janarit, shpresoj që edhe për këtë çështje të më jepet mundësia si dëshmitar.
Gjithçka vlen është në sallë, pjesa tjetër është konsum publik. Besoj që kjo çështje do marrë vendimin e duhur”, tha Balla./K.C/dritare.net
