Na ndiqni edhe në

Opinione

Kush e çoi Kosovën në zgjedhje!

Kush e çoi Kosovën në zgjedhje!

Nga Dejona Mihali

E vërteta është që PDK nuk guxon as të mendoj se mund të zgjidhet Presidenti, se krejtve po i thotë se "kthehen" ish kryetarët dhe "ata e marrin pushtetin".
Andaj duhet me e bë "llugë" derisa të dalë vendimi atje. Dhe kryetari formal e merr nga halli rolin e memecit.


Kështu që çka tjetër? Ju duhen zgjedhjet, prapë.

E vërteta e LDK-së është që e dinë se pa ndihmë nga Presidentja e deritanishme nuk janë askund. Andaj veç zgjedhjet i presin mos po i shtohen votat nga jashtë. Se ata vet në qyqarllëkun e dëshmuar deri tani kaq ditën e mundën.
Andaj ju duhen zgjedhjet me i thënë vetes që munden.
Luajtën deri në sekondën e fundit me 15 nënshkrimet e kasafortës. Se hall i madh edhe Lutfi Haziri.

AAK nuk e dinë as vet se si ta imponojnë Haradinajn si kandidat. Madje jo rrallë herë kanë thënë "veç premtojani bre". Nuk i duan zgjedhjet. Por s'kanë çka i bëjnë Kryetarit të vet dhe sedrës së tij.

Lista Serbe dihet. Gjithçka kundër Albin Kurtit. Jo që barazohet me opozitën, por çuditërisht gjenden shpesh rrugës së njëjtë.


Marre nga fb i Dejona Mihalit/dritare.net