Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Elisa Spiropali përjashtohet nga grupi parlamentar i PS

Elisa Spiropali përjashtohet nga grupi parlamentar i PS

Elisa Spiropali është përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Vendimi është hedhur sot në votim gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.

Mësohet se deputetët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi kanë abstenuar, ndërsa Spiropali nuk ka qenë e pranishme në mbledhje.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ka deklaruar se vendimi ishte marrë më herët në Asamble. Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla, e ka mbështetur propozimin duke e hedhur atë në votim.

Më 14 nëntor, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, Elisa Spiropali ishte përjashtuar nga të gjitha forumet drejtuese të partisë.

Me këtë vendim, numri i deputetëve të Partisë Socialiste në grupin parlamentar zbret në 81. PS fitoi 83 mandate në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, por më herët deputetja Marjana Koçeku u largua nga grupi parlamentar.

Për të siguruar 84 votat e nevojshme për miratimin e vendimeve që kërkojnë shumicë të cilësuar, socialistëve u nevojitet mbështetja e deputetëve të tjerë, përfshirë tre deputetët e Partisë Socialdemokrate të drejtuar nga Tom Doshi./L.F-dritare.net