Pentagoni nxjerr shifrat: Ja sa i ka kushtuar SHBA-së, lufta me Iranin!
Dritare.net

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes kanë bërë të ditur se konflikti me Iranin i ka kushtuar Shteteve të Bashkuara rreth 25 miliardë dollarë deri tani, ku pjesa më e madhe e shpenzimeve lidhet me municionet ushtarake.
Shifra u konfirmua gjatë një seance dëgjimore në Kongres nga zyrtari financiar i Pentagonit, Jules Hurst, i cili tha se kjo është një vlerësim paraprak i kostove të luftës.
Ligjvënësit demokratë kanë kërkuar prej kohësh transparencë mbi shpenzimet e konfliktit, duke theksuar mungesën e informacionit të plotë nga administrata.
Gjatë seancës, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kritikoi marrëveshjet e mëparshme me Iranin, përfshirë marrëveshjen bërthamore të vitit 2016, duke deklaruar se Irani nuk ka hequr dorë nga ambiciet e tij bërthamore.
Ai shtoi se veprimet ushtarake të SHBA-së dhe aleatëve janë ndërmarrë për shkak të këtij rreziku, ndërsa u përball me pyetje nga ligjvënësit për të ardhmen e strategjisë amerikane ndaj Iranit./K.C/dritare.net