Princi William dhe Kate, urojnë përvjetorin e martesës me foton e rrallë!
Dritare.net

Princi William dhe Princesha Catherine kanë ndarë një fotografi të re familjare për të festuar 15-vjetorin e martesës së tyre.
Në foto, çifti mbretëror shihet së bashku me tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis, të shtrirë në bar.
“Duke festuar 15 vite martesë”, thuhet në përshkrimin e postimit të publikuar në llogarinë zyrtare të Kensington Palace në X.
William dhe Catherine u martuan në prill të vitit 2011 në Westminster Abbey në Londër, në një ceremoni të ndjekur nga mijëra njerëz.
Çifti ka tre fëmijë: George i lindur në vitin 2013, Charlotte në 2015 dhe Louis në 2018. Princi William është i pari në radhë për fronin britanik, ndërsa George, Charlotte dhe Louis renditen pas tij në linjën e trashëgimisë./K.C/dritare.net