Flutura Açka: 112 vite nga Masakra é Hormovës, monumenti përkujtimor ende rrënojë. Turp!
Dritare.net

Nga Flutura Açka
Sot 112 vite nga Masakra é Hormovës. Monumenti përkujtimor ende rrënojë. Turp!
Z. Ardit Bido,
Ju ndoqa ndjeshmërinë që patët ndaj përkujtimit të 81 shqiptarëve të mbytur në Otranto nga anija italiane Sibila. Italianët thanë ndjesë dhe u përfshinë edhe vetë në përkujtimin e viktimave.
Kini mirësinë të përkujtoni sot, ose nesër në Parlament, 217 viktimat e Masakrës së Hormovës më 29 prill 1914 në kishën é fshatit Kodër. Askush nuk ka kërkuar ndjesë për këtë. Sepse vetëm kjo është e dokumentuar, pasi ajo e Panaritit, e Leskovikut dhe ca të tjera më të vogla, vetëm Zoti nga qielli dhe të vrarët, i kanë parë.
Shpresoj se nuk mendoni edhe ju si ca të shitur që thonë se i kanë vrarë shqiotarët, në emër të hijeve të vjetra të kohës së Ali Pashës.
Nëse keni dyshime, shkoni në arkivat e Konferencës së Londrës, ku é keni raportin e hollësishëm të gjeneralit De Veer mbi masakrën é Hormovës për Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit, me fotot nga vendngjarja dhe emrat é viltimave njê nga një.
Dhe meqë jeni në Parlament, dhe é keni afër njëfarë Tërmet Peçi, e pyesni se përse iu çoi fadromat për ta rrënuar, ndërsa një grup patriotësh po e ristrukturonin? Cilin grek shqetesonte ky monument, vallë?!
Për dijeni, z. Erald Kapri
Pa respektuar veten, as fqinji nuk ka si na respekton. Ndonjëherë kundërmimj i politikës së madhe ndjehet nga kutërbimi i bëmave të vogla.
Fotot: Kodër, 29 prill 2025/Marrë nga Facebook-u i autores