Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shtohen masat e sigurisë për gjyqtaren Irena Gjoka

Shtohen masat e sigurisë për gjyqtaren Irena Gjoka

Komisioni për mbrojtjen e gjyqtarëve ka vendosur masa shtesë sigurie për gjyqtaren e posaçme Irena Gjoka, pas raportimeve se është kërcenuar. Përveç gardës që ruan gjyqtarët dhe prokurorët e SPAK, në mbrojtje do të angazhohen edhe oficerë të njësisë së mbrojtjes së veçantë.

Detajet mbi kërcënimet mbeten sekret, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë shpjegime publike. Gjoka ka qenë edhe më herët nën mbrojtje për shkak të çështjeve të rëndësishme që ka shqyrtuar, përfshirë dosjen “Partizani”.

Ndërkohë, nën masa të posaçme sigurie vijojnë të jenë edhe gjyqtarë e prokurorë të tjerë, kryesisht të SPAK, për shkak të rreziqeve të vazhdueshme ndaj tyre./K.C/dritare.net