Na ndiqni edhe në

Bota

Fotot/ Donald Trump pret mbretin Charles në Shtëpinë e Bardhë

Fotot/ Donald Trump pret mbretin Charles në Shtëpinë e

Presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump kanë pritur në Shtëpinë e Bardhë Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla, në një ceremoni zyrtare me nderime të larta shtetërore.

Çifti presidencial doli i pari nga Shtëpia e Bardhë mes duartrokitjeve të të pranishmëve, ndërsa pak momente më vonë mbërriti makina zyrtare me Mbretin dhe Mbretëreshën britanike. Pas përshëndetjeve të shkurtra, të katërt u drejtuan drejt tribunës zyrtare.

Fotot/ Donald Trump pret mbretin Charles në Shtëpinë e

Ceremonia u shoqërua me nderime ushtarake, përfshirë edhe një salutë me 21 të shtëna topi, që jehonte në zonën përreth Shtëpisë së Bardhë, ndërsa trupat ushtarakë u vunë në gatishmëri ceremoniale.

Fotot/ Donald Trump pret mbretin Charles në Shtëpinë e

Atmosfera u përshkrua si festive, me shumë pjesëmarrës që buzëqeshnin dhe filmonin momentin me telefona.

Gjatë fjalimit të tij, Presidenti Trump vlerësoi marrëdhëniet historike mes SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar, duke theksuar se dy vendet ndajnë “vlera të përbashkëta, gjuhë dhe rrënjë historike”.

Fotot/ Donald Trump pret mbretin Charles në Shtëpinë e

Ai gjithashtu përdori tone personale dhe miqësore në fjalim, duke bërë batuta për theksin e Mbretit Charles dhe duke kujtuar lidhje historike mes familjeve.

Sipas raportimeve, fjalimi u konsiderua nga diplomatët britanikë si një mesazh i fortë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për thellimin e aleancës historike SHBA–Britani e Madhe./K.C/dritare.net

Fotot/ Donald Trump pret mbretin Charles në Shtëpinë e