
Një atentat me armë zjarri është shënuar mesditën e sotme në Balldren, ku dy persona kanë mbetur të vrarë. Sipas informacioneve paraprake, një nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili udhëtonte në automjet së bashku me bashkëshorten e tij, e cila gjithashtu ka humbur jetën.
Automjeti është qëlluar disa herë me armë zjarri ndërsa ka qenë në lëvizje.
Trupat e viktimave ndodhen ende brenda mjetit, ndërsa deri më tani nuk ka të dhëna për autorët apo motivet e këtij atentati. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit./K.C/dritare.net