Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Melania Trump kërkon ndërhyrjen e ABC pas shakasë së Jimmy Kimmel

Melania Trump kërkon ndërhyrjen e ABC pas shakasë së Jimmy

Melania Trump ka reaguar ashpër ndaj moderatorit të njohur të late-night, Jimmy Kimmel, pas një shakaje të bërë në emisionin e tij, duke i kërkuar rrjetit ABC të marrë masa.

Ngjarja lidhet me një parodi gjatë “Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë”, ku Kimmel bëri një koment për Zonjën e Parë:

“Zonja e Parë, Melania, është këtu. Shikojeni sa e bukur është… zonja Trump, keni një shkëlqim si një vejushë në pritje.”

Komentet u bënë pak ditë përpara një incidenti të rëndë sigurie, ku një agresor i armatosur goditi një aktivitet ku Melania Trump dhe Donald Trump ishin të pranishëm.

Në një reagim në rrjetin social X, Melania Trump e quajti deklaratën e Kimmel “të rrezikshme dhe të papranueshme”, duke theksuar se ato nuk janë humor:

“Kjo nuk është komedi. Fjalët e tij janë të dëmshme dhe thellojnë ndarjet politike në Amerikë.”
Ajo i kërkoi gjithashtu ABC-së të mbajë qëndrim ndaj situatës:

“Sa herë do të lejojë drejtuesit e ABC këtë sjellje? Është koha të reagojnë.”
Reagimi i saj ka ndezur debat mbi kufijtë e humorit politik dhe përgjegjësinë e mediave në SHBA./K.C/dritare.net